VIDEO/ Hapet bypass-i i Tepelenës, Rama: Ky investim i rëndësishëm për Tepelenën turistike

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe kryetarin i Bashkisë, Tërmet Peçi, kanë shkuar në Tepelenë pasi është hapur bypass-i në këtë qytet.
Rama tha se hapja e bypass-it në Tepelenë që lidh segmentet rrugore Levan- Tepelenë dhe Tepelenë- Gjirokastër- Kakavijë, është një vepër e rëndëishme e e infrastrukturës kombëtare.
Kreu i qeverisë është shprehur se me këtë investim i është hapur rruga Tepelenës turistike.
Ndërsa kryetari i Bashkisë, Tërmet Peçi tha se më në fund është bërë realitet ëndrra e shqipëtarëve.
“Unë thash që kjo do të bëhet, edhe dalja në det e Tepelenës, lidh komplet gjithë qarkun e Gjirokastrës në një kohë brenda ditës me Himarën, kështu që paketa turistike bëhet e plotë dhe t’i nga xhep false kthehesh në pikë kyç. Ishe xhep false kur u bëre kryetar Bashkie. Kishe një grumbullim banesash në anë të një shtegu dhish, por në vend të dhive ke pasur makina. Ja si është bërë tani,” tha Rama.