Hapet bypass-i i Tepelenës! Tërmet Peçi- Ramës: Rrugën e bëri komandanti im, si ti nuk ka! Kryeministri: Lëri këto

Hapet bypass-i i Tepelenës, të cilin kryeministri Edi Rama e ka cilësiar një vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare.
Kreu i qeverisë ka qenë ditën e sotme për inspektim, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ish- ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë, Tërmet Peçi.
“I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike”, shkruan Rama.
Gjatë inspektimit, nuk kanë munguar batutat dhe lavdet që Peçi i ka thurur kreut të qeverisë.
Biseda e plotë
Rama: Të kujtohet atëherë kur erdha atëherë në Kurvelesh, dhe dolën ata që këndonin aty dhe më thotë ai gjiganti “aman mos e thuaj këtë se as komandanti i madh se bëri dot…
Tërmet Peçi: Po ja që s’e bëri komandanti yt, po e bëri komandanti im
Rama: Unë i thashë kjo do të bëhet, edhe dalja në det e Tepelenës, lidh komplet gjithë qarkun e Gjirokastrës në një kohë brenda ditës me Himarën, kështu që paketa turistike bëhet e plotë dhe t’i nga xhep false kthehesh në pikë kyç. Ishe xhep false kur u bëre kryetar Bashkie. Kishe një grumbullim banesash në anë të një shtegu dhish, por në vend të dhive ke pasur makina. Ja si është bërë tani.
Tërmet Peçi: Në se me lejon, do thoja që kryetar bashkie më të mirë se unë ka pasur dhe do të ketë, por kryeministër që të marrë përsipër dhe të bëjë realitet, gjithë këto vepra nuk ka. Kjo është gjë që duket.
Rama: Po lëri këto