Historia tronditëse e familjes Josifi, Bledi Mane: Zhaneta ishte e rekrutuar nga “Dëshmitarët e Jehovait”

Gazetari i njohur, Bledi Mane, është treguar i sigurt se Zhaneta Josifi ka qenë e rekrutuar nga “Dëshmitarët e Jehovait”. I ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, Mane foli edhe njëherë që tronditi opinionin publik, ku nënë e bijë u gjenden të vdekura në shtëpi, ndërsa një tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Kur ishin në Përmet vajzat shkonin të Kisha Ungjillore, Drita e Jetës, e krijuar nga misionarë norvegjezë. Thuhet se vajzat janë larguar nga aty pas një sherri me pastorin. Pasi babai i tyre ndërroi jetë pasi vrau veten, jeta e tyre ndryshoi”, tha Mane.

“Kisha Ungjillore tregon se në këto ambiente nuk janë rritur njerëz që mund të vetëvriten. Për aq kohë sa familja jetonte në Përmet, ka patur një jetë normale. Me ardhjen në Tiranë çdo gjë ndryshoi”, tregoi ai.

Gazetari tha me bindje se me ardhjen në Tiranë, Zhaneta është bashkuar me “Dëshmitarët e Jehovait”. “Jam i sigurt për këtë, kam edhe fakte”, tha ai.

Mane shtoi gjithashtu se po të shikonit në ueb-sajtin e “Dëshmorëve të Jehovait” kishte katër lajme të frikshme që flisnin për ringjalljen, por tani i kanë fshirë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT