HISTORIKE! Nga sot Ura Vajgurore do të quhet Dimal, emri qytetit ilir miratohet në Këshillin Bashkiak

Bashkia e Urës Vajgurore në Berat ka ndryshuar emrin.
Nga sot e tutje ajo do të quhet Dimal.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku është votuar ndryshimi i emrit.
Por ndryshimi i emrit edhe për ta kthyer qytetin tashmë afër rrënojave të qytetit antik në një destinacion turistik kulturor dhe arkeologjik.
Dimali ka qenë një nga qytetet me te fortifikuara të Ilirisë dhe ka luajtur një rol te rëndësishëm ne luftërat iliro-romake.