Historike/ Numërohen votat në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët me 32 vende në Parlament

Rikthehet “online” faqja e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut, pas një defekti të gjatë duke shkaktuar mospublikimin e rezultateve zyrtare por jo përfundimtare.

Sipas KSHZ nga gjithsej 1.814.263 votues në zgjedhjet e 15 Prillit kanë votuar 942.334 votues. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë 31.466. Në bazë të rezultateve të KSHZ renditja e partive është si vijon:

KOALICIONI “MUNDEMI” – 327.329 VOTA – 46 DEPUTETË

VMRO – DPMNE DHE KOALICIONI – 315.344 VOTA – 44 DEPUTETË

BDI – 104.587 VOTA – 15 DEPUTETË

ASH – AAA – 81.297 – 12 DEPUTETË

E MAJTA – 37. 551 VOTA – 2 DEPUTETË

PDSH – 13.891 VOTA – 1 DEPUTETË

Back to top button
LAJMET E FUNDIT