Horrori në Kombinat/ Pastori i bën “autopsinë” familjes Josifi: Janë përdorur si kavie nga një sekt fetar

Në emisionin e sotëm “Shqipëria Live” është i ftuar pastori i Kishës Ungjillore, Fitor Muça, ku foli për ngjarjen horror në Kombinat ku nënë e bijë u vetëflijuan.

Sipas pastorit, gratë e familjes Josifi janë tërhequr nga një dorë e ligë satanike gjatë kohës që ato u shkëputën nga Kisha.

Ai bëri thirrjen për t’u zbuluar se cilat janë sektet që të shtyjnë drejt vetëvrasjës në Shqipëri.

“Dorë e ligë satanike ka tërhequr këtë familje ndoshta duke përfituar nga nevojat që mund të kenë patur për momentin, dhe e kanë futur në këtë rrymë që nuk është as katolike, as ungjillore, as myslimane. Nuk e kanë në doktrinë vetëflijimin. Askund nuk e sheh. Madje është mëkat. Nuk duhet të vrasësh të tjerët, dhe mëkat më i madh është të vrasësh veten, se jetën ta ka dhënë Zoti.

A ka sekte që të shtyjnë drejt vetëvrasjes? Ka. Duhet të ketë, nuk e di se kush është. Nuk kam informacion se kush është. Ato janë përdorur si kavie nga një sekt fetar.

Ato janë larguar nga Kisha për të marrë atë kohën e pushimit vetëm me Perëndinë, në këtë kohë ka ardhur kjo dorë që i ka tërhequr,” tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT