Hoti tregon prapaskenat: Amerikanët kërkuan të mbahej takimi pavarësisht publikimit të akuzave ndaj Thaçit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas kthimit nga Brukseli, ku u takua me presidentin e Serbis, ka dhënë intervistën e parë për mediat në Kosovë. I ftuar në televizonin T7, Hoti tha se amerikanët kërkuan që të mbahet takimi me 27 qershor në Washington, edhe pse u zbulua aktakuza kundër Hashim Thaçit.

Ne vlerësuam se delegacioni u përgjysmua dhe vendosëm ashtu. Ne e kuptuam vetëm pasi zbritëm në Vjenë. Ishte befasi por është çështje e drejtësisë.

Ndodhi ajo që ndodhi, derisa delegacioni u përgjysmua vendosëm se është më mirë të shtyhet për një herë tjetër. Biseduam me ambasadorin Grenell dhe ata kërkuan që takimi të mbahet pavarësisht çka ndodhi. 

Por, pas diskutimeve dhe vlerësimeve të situatës që kam bërë, unë kam kërkuar që të shtyhet takimi dhe ata kanë mirëkuptuar”, ka thënë Hoti.

Takimi i nivelit të lartë ishte parashikuar në 27 qershor në SHBA, por u anulua pasi u publikua aktakuza për Hashim Thaçin dhe Kosova tërhoqi delegacionin në momentin e fundit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT