Impianti i ri i Bovillës/ Rama: Dyfishon ujin e pijshëm në Tiranë, 62 zona urbane në Shqipëri do të furnizohen 24 orë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot bashkë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në impiantin e ri të trajtimit të ujit të pijshëm në Bovillë ku ka bërë me dje se falë këtij investimi dyfishohet furnizimi me ujë të pijshëm për kryeqytetin.

Ai premtoi se deri në shtator të 2021 do të jenë 62 zona urbane që do të kenë ujë të pijshëm në 24 orë të ditës.

”Fakti është që në vitin 2013 numëroheshin në nivel kombëtar, në zonat urbane që janë dhe zonat edhe të mbipopulluara në një pjesë të rëndësishme të ndryshiemve demografive, 7 orë/ ujë furnizim në ditë. Jo 700 vjet më parë, as 70 as 17, por 7 vjet më parë.

Ne e nisëm këtë si me rrugët. Por me rrugët jemi mësuar të flasim më shumë. Me rrugët është bërë më shumë propagandë se janë falsifikuar e gënjyer më shumë, janë bërë më shumë shirita, tendera etj. Pasi kemi bërë analizën për situatën e ujit në Shqipëri.

Ka pasur 28 strategji kombëtare para vitit 2013 për ujin në Shqipëri.Ne sot jemi në kushtet kur po investojmë në 55 zona urbane. Nga 7 zona që deri në 2013 numëroheshin si zona plotësisht të furnizuara me ujë. Faktikisht në 50 zona urbane mbeten jashtë listës së përgjithshme, vetëm 7 të tjerë. Ne shkojmë në 62 zona urbane të Shqipërisë që do furnizohen me ujë në 24 orë deri në shtator të 2021. ”- tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT