Ish-deputeti i PD akuza ndaj Manastirliut: Po talleni me njerëzit, po bëni tampon sa për t’u mbyllur gojën

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një statusi në Facebook akuzon ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se po tallet me procesin e testimeve për Covid-19.

Ai madje përmend një rast nga Shkodra, ku një infermiereje i është bërë tamponi dhe nuk i vjen përgjigja.

Ish-deputeti demokrat akuzon ministren se tamponi po u bëhet njerëzve sa për t’u mbyllur gojën.

Statusi i plotë

OGERTA, TANI KE FILLUAR TALLESH, SIKUR BEN TAMPONE?
A po tallet ministria me procesin e testimeve për COVID-19?? Ka një situatë absurde që vjen si denoncim nga reparti i patologjisë, në spitalin rajonal të Shkodrës. Një infermiereje i është bërë tamponi, pasi dyshohet për Covid bazuar në simptomat, dhe nuk i vjen përgjigja!!!! 5 ditë heshtje pa përgjigje!
A mos keni filluar të talleni me njerëzit zonja ministre e shëndetësisë? Po bëni sikur u merrni tampon sa për t’u mbyllur gojën?
Në kushtet e mungesës së transparencës por edhe të denoncimeve se as personelit shëndetësor nuk u vihet veshi kur kërkojnë testim, por përsëris pyetjen: a ke rezervë tamponësh zonja ministre? A e ke të qartë se sa e rëndësishme është që numri i testimeve të jetë maksimalisht i lartë?
Nga ana tjetër, nëse po tallesh me njerëzit, sikur po u bën testime, është kriminale si në nivelin njerëzor, ashtu edhe institucional!!!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT