Ish-ministri Shehu: Numri i rasteve të reja është i lartë, situata drejt daljes nga kontrolli

Ish-ministri i PD Tritan Shehu thotë se situata në vend është shumë e vështirë pasi rastet e reja pozitive me Covid-19 janë të larta.
Në emisionin “360 Gradë”, Shehu u shpreh se situata është më e rëndë se në mars, është drejt daljes nga kontrolli.
“Jemi në një situatë shumë të vështirë. Po shkojmë drejt pikës së rënies së lirë dhe daljes jashtë kontrollit. Situata e sotme është shumë më e rrezikshme se sa në shkurt dhe në mars. Nuk parashikohen gjëra të mira meqë shumë shpejt do të futemi në stinën e vjeshtës dhe dimrit, ku njerëzit futen në ambiente të mbyllura.
Situata sot është më e rëndë se sa në kohën e mbylljes në mars. Numri i rasteve të reja është më i lartë, po ashtu edhe ai i të vdekurve dhe të shtruarve në spitale. Është shtuar edhe fakti që është infektuar personale mjekësor”, tha ai.