‘Ka surpriza andej’, Murrizi aludon për parti të re brenda PS: Ata kanë dhënë prova që mund të ndahen, LSI pjellë e tyre është

Deputeti Myslim Murrizi aludon se në vitin e fundit të socialistëve në pushtet, me afrimin e zgjedhjeve, mund të ketë dhe lëvizje brenda partisë që do të sjellin krijimin e nismave të reja.

Në emisionin RepolitiX, Murrizi tha se në PS ka shumë të pakënaqur ndaj nuk përjashtoi mundësinë që të ketë surpriza brenda partisë që sot drejton vendin.

Mentor Kikia: Dmth Rama e ka të sigurt prap fitoren?

Myslim Murrizi: Pse?

Mentor Kikia:  Me këtë shkartisje të votës opozitare, i fituar ai del.

Myslim Murrizi: Pse mendon se Rama i ka të gjithë vaj ata të vetit?! Hajde ca ditë aty, hajde dëgjoji çfarë thonë. Viti i fundit i 8-të ka surpriza që andej. Në 2003 u krijua LSI, 97-03 pasi po ikte Nano.

Denis Minga: Po thoni që mund të krijohet parti e re brenda PS?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT