“Kam fëmijë të mitur, do gjej punë”/ Zani Çaushi kërkon të dalë nga burgu, çfarë pritet sot

Gjykata e Korçës do të vendosë sot për fatin e Myrteza (Zani) Çaushit. Gjatë seancës së sotme do të dëgjohen konkluzionet përfundimtare të prokurorisë dhe avokatit mbrojtës, që do përballin pretendimet e tyre.

Prokuroria e Korçës do të kundërshtojë lirimin e ish-kreut të bandës së Vlorës në vitin 1997, i cili kërkon lirim me kusht dhe pse është i dënuar përjetë. Sipas akuzës, Çaushi nuk plotëson kriteret ligjore për të përfituar lirimin me kusht, siç parashikon neni 64 dhe 65 i Kodit të Procedurës Penale.

Pak ditë më parë u njoftua se ish-kreu i bandës së Çoles në Vlorë, Zani Caushi, kishte nisur përpjekjet për t’u liruar me kusht me arsyetimin se kishte dy fëmijë për të rritur dhe dëshironte që të punësohej. Por “Zani” i kishte nisur prej kohësh përpjekjet për të fituar lirinë me kusht. Caushi që në korrik të 2019-ës, Gjykata e Korçës pranoi kërkesën e tij, duke përfshirë në dënim edhe kohën e qëndrimit në paraburgim. Caushi në kërkesën e tij për Gjykatën e Korçës, pretendon se koha e paraburgimit, nuk i ishte llogaritur dhe drejtësia vendosi në favor të tij. Të gjitha përpjekjet e ish-të fortit të Vlorës për ulje dënimi, kanë pasur një qëllim të vetëm, atë të përfitimit të lirimit me kusht.

Megjithatë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili në një intervistë u shpreh se Çaushi nuk ishte gati për t’u liruar pasi nuk ishte reabilituar.

Zani Caushi do të mbahet mend si personi që mori në mbrojtje ish-kryeministri italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda, 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit: Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit.

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT