“Kam pirë gjysmë kile raki që në mëngjes, s’më gjen gjë’, shefi i Urgjencës Skënder Brataj tregon se çfarë i ndodhi

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj, ka treguar se çfarë i ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet i indinjuar me personat e papërgjegjshëm që nuk mbrojnë veten apo të tjerët nga Coronavirus.
Brataj tregon se kishte shkuar në një dyqan telefonie për të mbushur telefonin. Por detaji që i bëri përshtypje ishte se punonjësja që i tha se nuk lejohet hyrja pa maskë, vetë nuk e mbante poshtë mjekrës.
Sikur të mos mjaftonte kjo, një tjetër qytetar futet në dyqan pa maskë, dhe kërkesës për vënien e maskës i përgjigjet: “S’më gjen gjë mua se kam pirë gjysmë kile raki që me mëngjes”.
Statusi i plotë
“Per te qeshur apo per te qare?
Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask. Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker. Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje. Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza. Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua”