“Kam shkelur veten time”, Rama flet për kushtet e PD: Kërcënimet…

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp ka deklaruar se me vendimin e marrë për pranimin e paktit të 5 qershorit, me koncesionin e lëshuar ndaj opozitës si shkelje të vetvetes.
“Kam shkelur veten time për pranimin e kërkesës së PD-së, për ta kënaqur deri në fund PD dhe grupin që e udhëheq”, deklaroi Rama, duke nënkuptuar për lëshimin e kushteve ndaj opozitës jashtë parlamentare.
Ndërsa një përgjigje kishte edhe ndaj deklaratave kërcënuese të lëshuara nga selia e PD-së për zgjedhjet e reformën zgjedhore.
“Kërcënimet e aludimet se po u bnë kjo se ne do të bëjmë kështu edhe ashtu nuk e ndihmojnë procesin në raport me Europën, por nga ana tjetër peng PS dhe Kuvendin e Shqipërisë ku hyn edhe opozita parlamentare, nuk e dot askush nga jashtë këtij vendi, as me forcë e sa me kërcënime. Ne jemi në raport me Europën e partnerët ndërkomëbtarë ne jemi të qartë produktu është ai që flet”, deklaroi Rama.