“Kanë dy vjet që më bëjnë presion”, Meta ngre akuza të forta: Dikush kërkon që të ketë trazira në Shqipëri
Presidenti Ilir Meta në konferencën për shtyp ka deklaruar se ndaj tij ka dy vjet që i kanë bërë presion për të ikur nga posti i Presidentit.
Kjo ishte deklarata e kreut të shtetit në konferencën për shtyp që sipas tij, që e vetmja gjë që presidenti është të ikë nga ky pozicion, por nuk largohet
“Ka dy vjet që më bëjnë presion”, shtoi kreu i shtetit duke nënkuptuar se nuk largohet. Ndërkaq ai ka qenë i ashpër edhe me bojkotin e opozitës, duke theksuar se e vendosën kur ai ndodhej në Gjermani.
“Isha në Gjermani se nuk i lija të iknin nga Parlamenti dhe e vendosën me dy apo tre veta dhe ikën”, shtoi Meta.
Gjithashtu presidenti i ka cilësuar si antikushtetuese nismën e opozitës për ndryshimin e Kushtetutës, duke theksuar se kjo mund të shkaktojë përplasje të forta sociale, duke paralajmëruar se dikush nga jashtë është i interesuar të ketë trazira në Shqipëri.
“Në këto momente kyçe në Shqipëri dhe shqiptarët në rajon është i interesuar për trazira në vendin tonë”, theksoi Meta.