KE miraton 50 milionë euro për restaurimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

Komisioni Europian ka miratuar 50 milionë euro për të mbështetur Programin EU4Culture. Paratë do të shkojnë për restaurimin e monumenteve të kulturës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.
Ky fond është pjesë e një pakete prej 100 milionë eurosh, e miratuar edhe kjo sot në mbështetje të përpjekjeve të Qeverisë Shqiptare për rehabilitim dhe rindërtim pas tërmetit.
Ky financim është pjesë e premtimit të përgjithshëm të Komisionit Evropian prej 115 milionë Eurosh, të dhënë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve në fillim të këtij viti.
Programi i ri do të financojë më tej rehabilitimin e siteve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore, përfshirë monumente, muze, biblioteka dhe vende arkeologjike, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe për zhvillimin ekonomik vendor.