Kërcënimi i fortë i Bundestagut/ Balla i përgjigjet Wadephul: Po negociojmë me të dyjat e opozitat

Pas qëndrimit të ashpër të përfaqësuesit të Bundestagut gjerman Johann Wadephul lidhur me ndryshimet kushtetuese, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ai thotë se Partia Socialiste po punon për një marrëveshje me të dyja opozitat.

“PS po punon për një marrëveshje me të dyja opozitat. Vlerësojmë punën për demokratizimin e zgjedhjeve, dhe për këtë përgëzimet i meriton Partia Socialiste. Ne nxisim përpara marrëveshjen e 5 qershorit,” shprehet Balla

Më herët zv/Kryetari i i Grupit Parlamentar  CDU/CSU-së, Johann Wadephul në Bundestag-un gjerman tha se ndryshimet kushtetuese do të asgjesonin Reformën Zgjedhore.

“Ndryshimi Kushtetues do të minonte reformën zgjedhore. Do të çonte në shkeljen e marrëveshjes. Një qasje e tillë është shkelje e besimit ndaj BE,” ka thënë ai.

“Me marrëveshjen e 5 qershorit dhe marrëveshjet e tjera të bazuara mbi të, qeveria dhe opozita kanë hartuar një reformë të mirë zgjedhore. Kjo reformë zgjedhore tani duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen e 14 janarit 2020.

Dhe hiqni dorë nga ndryshimet e planifikuara kushtetuese që do ta shkatërronin reformën zgjedhore. Vetëm atëherë ju do të keni akoma mbështetjen e fortë të Bundestagut gjerman. Prandaj: mos vini në pikëpyetje perspektivën e BE-së për vendin tuaj! Populli shqiptar nuk e meriton këtë!”, deklaroi gjermani Wadephul.

Kërcënimi i fortë i Bundestagut/ Balla i përgjigjet

Back to top button
LAJMET E FUNDIT