Kosovarët kthehen nga pushimet, radhë të gjata në doganë, udhëtarëve u matet temperatura

Radhë të gjata në pikën kufitare të Morinës për shkak të kthimit të mijëra shqiptarëve nga Kosova që kaluan fundjavën në bregdet.
Mësohet se radhët e gjata janë shkaktuar edhe për shkak se autoritetet në Kosovë po i masin temperaturën çdo personi që kalon përmes kësaj pike kufitare.
Trafik të rënduar ka pasur edhe disa orë më parë në akset kryesore që të çojnë drejt qyteteve bregdetare.