Kraki: Lufta për liri ka qenë e drejtë, por çoroditja e disa trimave pas luftës i ka shkaktuar dëm tragjik Kosovës

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, shkruan se lufta për liri e Kosovës ka qenë e drejtë por sipas tij çoroditja e disa trimave pas luftës i ka bërë dëm tragjik vendit.

“Lufta jonë ka qenë e drejtë… POR, duhet edhe të pranohet fakti se çoroditja e disa trimave pas luftës i ka shkaktu dëm tragjik Kosovës dhe e ka deviju qellimin e vet luftës për liri e shtet. Edhe më zi, krahas këtyre ish-trimave janë fuqizu edhe shumë mercenarë e sekserë që kurrë pushkë as luftë me sy s’kanë pa”, shkruan ai.

Më tej, Kraki thotë se falë këtyre trimave ish-bashkëpunëtorët e regjimit serb janë rehabilituar e janë bërë diplomatë e deputetë.

“Madje sot, falë tyre, këtyre trimave dmth, edhe ish bashkpunëtorët e zellshem të regjimit serb (apo pasardhesit e tyre) janë rehabilitu e fuqizu, dikush diplomat, dikush analist, dikush profesor, dikush deputet…

Kështuqë, kushdo që akuzohet për çoroditë e pasluftës, hairin ia paftë dhe drejtësia fitoftë”, përmbyll ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT