“Kush është Baftjari sipas jush?”/ Rudina Hajdari i nxjerr videon Bashës, paralajmëron parti të re
Deputetja Rudina Hajdari ka paralajmëruar sot se mund të ketë një parti të re të drejtuar prej saj.
“Do të nxjerrim një alternativë të re për shqiptarët. Unë do të garoj më 2021, kjo nuk është më një sekret. Por duhet të krijojmë kushtet që kushdo që ka dëshirë të bëhet pjesë në politikë, përveç meje të ketë mundësi.”,-tha ajo.
Hajdari ka folur edhe për koalicionet. Deputetja demokrate nxori një video ku Basha betohej se nuk do bënte koalicion me LSI.
“Koalicionet s’kanë qenë propozim i yni, as propozim konkret imi. E para, mendoj se ne si qytetarë të vendosim lëkurën tonë në elektorat. Sa peshë kemi, kush do të na votojë, dhe pse fshihemi pas një partie për të hyrë në Kuvend. Ka qenë një kërkesë që zoti Basha nuk e mbështeti në 2017. Ai u zotua se s’do të kishte koalicion me LSI-në, por edhe në 2017, ai i hoqi këto koalicione. Kam një video tjetër që t’ju rifreskoj kujtesën tuaj. Unë besoj tek koherenca politike. Qytetarët janë të lodhur nga qytetarë që mashtrojnë. (Hap videon e Bashës ku deklaron se nuk do të ketë koalicion me LSI-në). Kush është Baftjari sipas jush?”