Ky është Memoriali për 1,432 fëmijët e Kosovës të vrarë nga forcat serbe, asnjë i dënuar deri tani

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është njohur sot me projektin e Memorialit për fëmijët e Kosovës të vrarë ga forcat policore dhe ushtarake serbe gjatë viteve ‘81-’99.

Thaçi, i cili aktualisht është nën akuzë nga Prokuroria Speciale për krime lufte, thotë se për vrasjen e 1,432 fëmijëve të Kosovës, sot e kësaj dite, askush nuk ka dalë para drejtësisë vendore apo ndërkombëtare.

“Profesori Nusret Pllana më prezantoi projektin e Memorialit për 1432 fëmijë të Kosovës, të vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në vitet 1981-1999. Asnjë nga ekzekutuesit e këtyre krimeve shtetërore serbe nuk ka dalë ende para drejtësisë vendore dhe as para asaj ndërkombëtare. Pa dënimin e kriminelëve serbë dhe pa drejtësi për viktimat e atyre krimeve nuk shërohen as dhimbjet e plagëve të luftës. HTH” shkruan Thaçi në rrjetet sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT