Landfilli i Vlorës do të ndërtohet nga qeveria gjermane dhe jo nga ajo shqiptare

Një ditë më parë Partia Demokratike doli me një deklaratë për shtyp ku akuzoi se Kryeministri Rama i ka dhënë landfillin e Vlorës Klodian Zotos, por në fakt kjo ishte një fakenews.

Agjencia për Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë dhe Banka që lëvron fondet, KFW ka realizuar një tender ndërkombëtar për ndërtimin e Landfillit të mbetjeve në Vlorë.

Tenderi është menaxhuar  nga KFW  e cila ka nxjerrë dhe fituesit që janë dy shoqëri një shqiptare dhe një italiane, ITS dhe Burfalo. Ndërtimi i landfillit të Vlorës do të realizohet më fonde të Bankës Gjermane dhe jo shqiptare.

Kjo gjë është pasqyruar dhe në faqen e Fondit Gjerman të Investimit menaxhuar nga Banka Gjermane.

Banka gjermane mbështet dhe financon programe dhe projekte që përfshijnë  kryesisht aktorë  të sektorit publik në vendet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim dhe një ndër to është landfilli i Vlorës.

Vlora mbetet një nga qytete me problematike sa i përket depozitimit dhe menaxhimit të mbetjeve, ashtu si edhe Orikumi apo zona të tjera në jug të vendit. Mbetjet digjen në periferi të qytetit, në një zonë, të populluar në vitet e fundit.

Landfilli i Vlorës do të ndërtohet nga qeveria gjermane dhe jo

Back to top button
LAJMET E FUNDIT