‘Listat e hapura 100%’, Meta: Populli do të zgjedhë më mirë se kryetarët, në vijim të zgjedhi dhe Presidentin

Kreu i Shtetit Ilir Meta, i mshon faktit se listat e hapura 100%, propozim ky i opozitës së bashkuar, janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit në vend.
Me anë të një shënimi në facebook, Meta shprehet i bindur se populli do dijë të zgjedhi më mirë se kryetarët, teksa nuk harron të përmendë faktin dhe dëshirën e tij, që të jetë po populli ai që duhet të zgjedhi edhe presidentin e vendit.
Postimi i Ilir Metës
Listat e hapura 100% janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.
Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.
Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës.
Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë!
SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!