Listat e hapura? Gjermania “shuplakë” opozitës parlamentare: Finalizoni reformën zgjedhore, pa asnjë ndryshim

Gjermania i ka çuar sinjal deputetëve të opozitës që të miratojnë reformën zgjedhore. Numri dy i CDU-CSU në Budestagun gjerman, Johan Wadephul përmes një shënimi në Twitter ka shprehur keqardhjen se marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar ende.

Wadephul shton se aprovimi i reformës zgjedhore dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!”, shkruan ai në twitter.

Kujtojmë se opozita parlamentare e ka kushtëzur miratimin e reformës zgjedhore me listat e hapura.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT