“Marrëveshja e 5 qershorit, tani është ligj”, thirrja e Yuri Kim: Kthehuni në Këshillin Politik për masat shtesë…

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka reaguar përmes një deklarate në Twitter, në lidhje me miratimin e ‘5 Qershorit’ nga Kuvendi.

“Marrëveshja e 5 qershorit është tani ligj. Përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprime të rëndësishme kombëtare”, kanë qenë fjalët e para të ambasadores Yuri Kim.

Ndër të tjera Ambasadorja, shton se Këshilli Politik duhet të kthehet për të marrë masa shtesë, si dhe të gjitha palë duhet të përfshihen në veprime të rëndësishme kombëtare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT