Me kë do të bëni koalicion? Ahmeti: E mira do ishte të fitonte Zaev. Dhe pse më lodh me deklaratat, vjen më thotë më fal…

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, lider i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i pyetur nga gazetari Balla se me kë do të bënte koalicion, deklaroi se për të do të ishte mirë të fitonte LSDM e Zoran Zaev.

Ai shtoi se partia e tij ka vendosur vijën e kuqe për disa ështje thelbësore dhe nuk bën marrëveshje me cilëdo parti që i shkel ato.

Ahmeti ndër të tjera theksoi se qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin me votë fituesin në zgjedhjet e 15 korrikut.

“Situata para katër vitesh ka qenë shumë e rënduar, specifike, e ngarkuar. Ajo situatë na vuri në situatë për të bërë një analizë shumë më të thellë me subjektet në vend, por edhe me komunitetin ndërkombëtar, nuk ishte një vendi i lehtë për t’u marrë. Kanë qenë momente vendimtare nëse do vendosnim që vendi të ecte përpara, ose të qëndronim në vend numëro. Ne morëm vendimin e duhur, në kohën e duhur, që sot ne jemi vend anëtar i NATO, kandidat për të BE. Sot jemi në rrethana krejtësisht ndryshe. Nëse ka parti që nuk pranon marrëveshjen e Prespës, të Ohrit, fqinjësinë e mirë, përgjegjësitë që dalin nga marrëveshja e Ohrit, me ne nuk mund të ketë as partneritet, as bashkëpunim. Këto janë vija të kuqe që i kemi vendosur ne. Ne do të respektojmë votën e qytetarëve. Për ne do të ishte mirë të fitojë LSDM. Pavarësisht se çfarë thotë Zaev, se më ka lodhur me këto deklarata, nuk është hera e parë që e bën, por më thërret pastaj dhe më thotë ‘më fal, nuk do e bëj më’, përsëri them se më 15 korrik vendosin qytetarët dhe për ne ka vija të kuqe”, tha Ahmeti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT