Meta i kundërpërgjigjet Ramës: Pse ke kaq frikë nga…

Nuk ka vonuar reagimi i Presidencës pas komentit të Ramës për qëndrimet e presidentit Meta në lidhje me ndryshimet kushetuese.
Reagimi erdhi nëpërmjet Tedi Blushit, zëdhënësit të kreut të shtetit, i cili është drejtuar Ramës që mos ketë frikë nga populli dhe referendumi.
“SE KAQ FRIKË NGA POPULLI? Në Shqipëri kanë ndodhur DY REFERENDUME dhe në të dyja herët ka fituar POPULLI. Padyshim edhe REFERENDUMIN E TRETË DO TA FITOJË POPULLI. Sepse në Republikën e Shqipërisë, SOVRANITETI I PËRKET POPULLIT dhe vetëm atij. MOS KINI FRIKË NGA POPULLI!”, shkruan Blushi në Facebook.
Me herët kryeministri siguronte Metën se koalicionet nuk do të preken dhe se ndryshimi i sistemit nuk bëhet me referendum.
“IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!”, do të replikonte Rama në distancë.