Mjeku Pipero: Njerëzit menduan se virusi iku, por situata është serioze

Shqipëria është duke shënuar shifra të larta përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Në të njëjtën kohë është rritur ndjeshëm numri i rasteve dhe viktimave ditore. Gjithashtu edhe kapaciteti i Spitalit Infektiv thuajse është i mbushur.
Pas kësaj situate ministrja Ogerta Manastirliu miratoi vendosjen e maskave me detyrim, për të penguar virusin.
Ndërsa mjeku i njohur Pëllumb Pipero deklaron se situata është serioze.
Në emisionin Open ai tha se shifrat e larta erdhën nga neglizhenca e qytetarëve dhe mosrespektimi i protokollove. Ndër të tjera shtoi se njerëzit, nuk i respektuan masat kur vendi u hap, pasi menduan se virusi iku.
Ai tha:
Mendoj rritja e numrit të testeve ka ardhur për arsye të neglizhencës, rritjes së numrit të testimeve dhe mos respektimi i protokolleve të caktuara. Me hapjen e vendit qytetarët menduan se virusi u largua duke mos respektuar masat. Situata është serioze. Serioze sepse kemi një numër të lartë infektimesh, kemi një numër të lartë të shtruar në spitalin Infektiv.