Mjeku Tritan Kalo mesazh qytetarëve për festën e Kurban Bajramit: Pavarësisht kushteve jo të zakonshme mos harojmë të urojmë njëri-tjetrin

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, iu është drejtuar të gjithë shqiptarëve me një mesazh për festën e Kurban Bajramit.
Kalo me anë të një postimi në rrjetet socoale thotë se pavarësisht kushteve jo të zakonshme për shkak të situatës së koronavirusit, nuk duhet të harrojmë të urojmë njëri-tjetrin për këtë festë.
“Kohë kovidane…..Miq, të afërm, kolegë, dashamirës e bashkëkombas kudo që frymoni në këto kohë të kësaj “flame mbarëbotërore”….Pavarësisht kushteve jo të zakonëshme që na imponon infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, KURRË të mos harojmë të urojmë njëri tjetrin për këtë festë të lumnueme, sepse NE kurdoherë e në çdo rrethanë BAJRAM e PASHKË i kemi festuar e do t’i festojmë bashkërisht….Jemi të gjithë bijë e bija të Trojeve Arbëror,” shkruan mjeku në postimin e tij.