“Mos bojktoni takimin”/ Paloka i përgjigjet Ramës: Bëre marrëveshje me veten

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare për 5 qershorin.

Në një status në Facebook, Paloka shkruan se Rama bëri marrëveshje me veten.

“Rama beri mbreme marreveshje me veten: Me 23 korrik do votoje marreveshjen e 5 qershorit dhe me 30 korrik do votoje rrezimin e saj”, shkruan Paloka.

Mbrëmë në takimin e tretë mes kryeministrit Edi Rama, Taulant Ballës dhe 3 kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës, Myslym Murrizi, Edmond Stojku edhe Nimet Musai është firmosur marrëveshja për votimin e “5 Qershorit” në seancën plenare të 23 korrikut si dhe votimin e ndryshimeve kushtetuese në seancën e 30 korrikut”.

Duke kërkuar me padurim mbledhjen e Këshillit Politik pas firmosjes së marrëveshjes nga palët, kreu i qeverisë Edi Rama i bëri thirrje kryetarit të PD, Lulzim Bashës që opozita jashtëparlamentare të vijojë punën në Këshillin Politik.

Ai tha se Basha dhe PD nuk duhet të bëjnë gabimet e të shkuarës dhe të braktisë tryezën por të vijojë puna edhe pse consensus 100% nuk mund të ketë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT