Naftëtarët e Ballshit protestë para Bashkisë: Kemi fituar gjyqin për rrogat po s’na i jep përmbarimi. Drejtor është ish-deputeti i zonës tonë

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur përsëri sot në protestë për pagat e prapambetura dhe mos-fillimin e punës në rafinerinë e naftës.
Punonjësit e rafinerisë janë shprehur se kanë fituar me gjyq pagat e prapambetura, por përmbarimi nuk ua jep. Ata akuzojnë drejtorin e përmbarimit, ish-deputetin e PS në Mallakastër Piro Lutaj. Sipas tyre ai ka qenë deputet i zonës, i Mallakastrës.
“Duhet të bëjmë një padi dhe t’i drejtohemi SPAK-ut, se nuk dimë ndonjë vend të botës që lekët e fituara me gjyq të mos jepen nga përmbarimi. Ironia është se drejtori i përmbarimit është ish-deputeti jonë i zonës Piro Lutaj. Të paktën të presim një përfaqësi nga këta. Të na thonë a jepen apo nuk jepen këta lekë, ose le të hedhin poshtë gjyqin”, është shprehur një nga punonjësit e rafinerisë.