Ndalimi i muzikës pas orës 8, shpërthen eskperti i Shëndetësisë: Boll me masa të çuditshme e të pakuptimta

Eksperti i Shëndetësisë, Erion Dasho, duket se është pjesë e listës së atyre që nuk e kanë mirëpritur Aktin Normativ për ndalimin e muzikës pas orës 8 të mbrëmjes.
Ai e quan këtë masë të çuditshme dhe të pakuptimtë pasi nuk sheh argument që ndalimi i muzikës ndikon në parandalimin e Covid.
Postimi i tij
ÇUDITË NUK KANË FUND!
Përse një masë e drejtë siç është mbyllja e diskove, lounge bars dhe klubeve të natës, duhet të shoqërohet me një masë si ndalimi i muzikës??!!
A ka ndonjë argument që ndalimi i muzikës pas orës 8 të mbrëmjes në verë ndikon në parandalimin e COVID??!!
A mos po i rikthehemi masave të çudishme të cilat i pamë shpesh gjatë periudhës së karantinës dhe që i bënë qytetarët mosbesues dhe refuzues??!!
TË NDERUAR ANTARË TË KOMITETIT!
BËNI NJË PUNË TË MIRË DERI NË FUND QË NE, KOLEGËT TUAJ, T’JU PËRGËZOJMË DHE T’I BASHKOHEMI ME DËSHIRË PROMOVIMIT TË SAJ ME PUBLIKUN E GJERË!
BOLL ME MASA TË ÇUDITSHME DHE TË PAKUPTIMTA!!!
Sot dhjetëra artistë e qytetarë protestuan para kryeministrisë kundër këtij akti normativ, pasi sipas tyre është profesioni i tyre dhe nuk kanë me çfarë të jetojnë.
Qeveria tha se do të ketë ndëshkime me 3 mln lekë gjobë apo dhe mbyllje të aktivitetit nëse nuk respektohen rregullat.