“Ndodh për herë të parë pas 50 vitesh”/ Rama: Po investojmë në vepra të mëdha

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare po investon në vepra të mëdha të kaskadës për rritjen e eficencës së prodhimit të energjisë elektrike.

Rama përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se pas 50 vjetësh në punë, për herë të parë po kryhet rinovimi teknologjik dhe instalimi i një sistemi të ri modern në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

“? PAS 50 VJETËSH në punë, e për herë të parë që nga vënia në funksion, në vitin 1971, në hidrocentralin e Vaut të Dejës po kryhet rinovimi teknologjik dhe instalimi i një sistemi të ri modern funksionimi e menaxhimi të këtij HEC-i të kaskadës së Drinit.

Qeveria Shqiptare dhe KESH-i, në zbatim të strategjisë për zhvillimin e sektorit elektroenergjetik po investojnë në veprat e mëdha të kaskadës, për rritjen e eficiencës së prodhimit të energjisë elektrike si dhe përmirësimin e parametrave të operimit dhe të sigurisë në Agregatet HEC Vau Dejës??⚡️“, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT