Ndryshimet Kushtetuese, Deputeti i PS: Do votohen me 30 korrik dhe pa PD, Meta i detyruar t’i zbatojë

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti e sheh si të vështirë gjetjen e një gjuhe të përbashkët me Opozitën e Bashkuar për ndryshimet kushtetuese.

Dështimi i Këshillit Politik ditën e sotme, sipas tij i vuri vulën faktit se opozita jashtëparlamentare ka qëndrim mohues ndaj kësaj çështje.

Shameti u shpreh në TvT se ndryshimet kushtetuese do votohen me 30 korrik.

“Mendoj se takimi i sotëm i Këshillit Politik i ka ezauruar të gjitha çështjet dhe nuk na mbetët gjë tjetër veçse të miratojmë ndryshimet kushtetuese me opozitën parlamentare. Pa votat e tyre nuk mund të miratohej as marrëveshja e 5 qershorit.”

Më tej deputeti i PS u shpreh se ‘këto ndryshime kushtetuese nuk ndikojnë aspak në marrëveshjen e 5 qershorit’.

Ndërkohë lidhur me deklaratën e presidentit Meta që kërkoi nga PS heqjen dorë të ndryshimet të kushtetutës në mënyrë të njëanshme deputeti Shameti deklaroi:

“Nuk ka asnjë tagër presidenti të mos miratojë ndryshimet kushtetuese sepse ai mund të kthejë vetëm ligje të thjeshta. Ata janë në bllok dhe presidenti është i detyruar ti zbatojë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT