Nëse keni lekë “nën dyshek”… Avokati që po ndihmon aplikuesit e Amnistisë Fiskale: Çfarë parashikon ligji i ri, si mund të përfitoni
AmniElton Xhanari ka perfunduar studimet e larta ne fakultetin juridik te Universitetit italian te Brescias dhe ne vijim ka mbrojtur titullin Doktor Shkencash prane universitetit te Verones.
Krahas karrieres universitare, ushtron prej vitesh profesionin e avokatit ne studion e tij ligjore me seli ne Brescia dhe ne Tirane.
Eshte i specializuar ne te drejten e pronesise dhe ne te drejten tatimore.
Avokat Xhanari është një nga njohësit më të mirë të ligjit të ri për Amnistinë Fiskale e Penale që po përgatitet të votohet në Shqipëri.
Aktualisht studio e tij ligjore ka nisur të ofrojë ndihmë dhe asistencë për ata që po përgatiten të aplikojnë dhe për ata që do duan të aplikojnë për të përfituar nga ky ligj.
Më poshtë, një intervistë e avokatit botuar sot në DITA:
Avokat Xhanari, çfarë është amnistia fiskale në parim?
Bëhet fjalë për një procedurë ligjore nëpërmjet së cilës pasuri informale, pra të padeklaruara në zyrat tatimore, hyjnë për herë të parë në qarkun e ekonomisë formale kundrejt pagesës së një tatimi që varion nga 5% deri në 10%. Edhe pse do parashikohet për herë të parë në historinë e tranzicionit shqiptar tashmë tridhjetëvjeçar, në Itali, përshembull, amnistia fiskale (megjithëse e emërtuar ndryshe) është periodike.
Le ta kuptojmë më mirë: nëse një qytetar zotëron një sasi të hollash “nën dyshek”, si mund ti transferojë ato në llogari bankare pa telashe me Shtetin?
Në bazë të projektligjit në shqyrtim në Parlament procedura është si në vijim. Individi apo subjekti juridik çel, si fillim, një llogari bankare e cila ka si qëllim derdhjen e shumës që dëshiron të amnistojë. Pastaj vijon një procedurë që përfshin deklarimin vullnetar tek Njësia Speciale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Më pas kryhet depozitimj tek llogaria përkatëse bankare.
Për të gjitha hapat ne po ofrojmë nëpërmjet studios sonë të avokatisë asistencë të plotë juridike deri në finalizimin e procesit për të gjithë ata që duan të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi tashmë ligjore
Po tatimi kur derdhet në arkat e Shtetit? Dhe si llogaritet përqindja?
Është banka që transferon përqindjen e tatimit tek një llogari e posaçme e Thesarit të ministrisë përgjegjëse për financat. Studioja jonë ligjore do asistojë qytetarin edhe gjatë pritjes për tu pajisur me vërtetimin e përfundimit të procesit të deklarimit vullnetar të pasurive.
Ky vërtetim në bazë të nenit 15 të projektligjit, lëshohet brenda një periudhe të caktuar nga momenti i pagesës së tatimit nga ana e bankës. Për sa i përket përqindjes së tatimit, sipas nenit 12, ajo është 5% nëse pagesa kryet brenda 4 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, 7% brenda 8 muajve dhe 10% brenda 12 muajve. Pra ligji parashikohet të aplikohet vetëm për një vit.
Avokat, kush po aplikon pranë studios suaj këto ditë ndërkohë që ligji pritet të votohet, pra kush mund të përfitojë nga aministia fiskale?
Së pari individët shtetas të Republikës së Shqipërisë, kudo që ndodhen, pra edhe në diasporë. Emigrantët shqiptarë janë qartësisht të përfshirë pasi neni 5, pika 1 përjashton rezidencën tatimore për shtetasit shqiptarë si kusht për të depozituar deklarimin vullnetar. Së dyti individë të huaj (pra jo shtetas shqiptarë) por që janë rezidentë tatimorë në Republikën e Shqipërisë.
Se çfarë është rezidenca tatimore, ne po ua shpjegojmë me detaje aplikantëve që janë interesuar këto ditë. Një shtetas i huaj është rezident tatimor në Shqipëri nëse prodhon burime dhe paguan tatime në territorin kombëtar. Gjithashtu, përfitojnë ata që përfshihen në përkufizimin sipas ligjit nr. 9920/2008, neni 8. Gjithsesi, ne ua shpjegojmë me saktësi aplikantëve këtë. E marrin përgjigjen shumë shpejt, që në telefonatën e parë me studion tonë.
Kush është i përjashtuar nga amnistia fiskale?
Në përgjithësi të zgjedhurit dhe disa figura drejtuese të larta shtetërore (neni 6). Gjithashtu edhe personat në përbërjen e gjendjes familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Por jo vetëm: janë të përjashtuar edhe disa kategori të tjera si përshembull subjektet e ligjit nr. 10192/2009; personat e shpallur dhe personat për të cilët ka filluar procedura e shpalljes sipas ligjit nr. 157/2013; subjektet e aktit normativ 1/2020, miratuar me ligjin nr. 18/2020.
Mund të amnistohen vetëm të hollat?
Jo, sipas përkufizimeve të projektligjit mund të amnistohen edhe pasuritë e paluajtshme, pasuritë e luajtshme të regjistrueshme në regjistrat publikë (si përshembull automjetet), monedhat dixhitale, sende me vlerë ar apo gurë të çmuar, vepra arti, tituj ose instrumente të tjerë të tregjeve financiare.
Vendodhja e pasurive duhet të jetë në territorin Shqiptar?
Jo domosdoshmërisht. Të gjitha pasuritë (përfshirë edhe të hollat) mund të gjenden edhe jashtë territorit. Procedura e riatdhesimit të tyre parashikohet nga ligji që pritet të votohet dhe është mjaft e detajuar. Ne po ua shpjegojmë gjithashtu me detaje aplikantëve që kanë kërkuar asistencën e studios tonë.
Avokat, po cila është dobia e amnistisë fiskale për individin? Përsë një shtetas shqiptar apo i huaj do preferonte që pasuria e tij informale të dilte në dritë të diellit?
Për shumë arsye, të gjitha të parashikuara qartësisht në projektligj. Do përpiqem ti përmbledh. Të ardhurat e amnistuara nuk janë më të tatueshme; subjektet përfitues përjashtohen nga ndjekja penale për ato vepra të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit dhe që lidhen drejtpërdrejtë ose tërthorazi me krijimin dhe disponimin e pasurisë së deklaruar.
Më tej: përjashtohet masa e sekuestros apo e konfiksimit ndaj pasurive të deklaruara vullnetarisht për shkaqe që burojnë nga vetë ligji i amnistisë. Dhe, së fundmi, çdo veprim apo informacion i dhënë nga qytetari në kuadër të amnistisë, është konfidencial, i fshehtë dhe nuk mund të përdoret në procedurat hetimore apo administrative.
Po për shtetin? Cila është dobia e amnistisë fiskale për Shtetin?
Së pari është një frymëmarrje e menjëhershme për arkat e Shtetit falë tatimit nga 5% deri në 10% mbi pasuritë e deklaruara vullnetarisht. Por mendoj se, në një kuadër makro-ekonomik, shumat e amnistuara do rivitalizojnë ekonominë formale sepse do mund të re-investohen lirisht pa frikën e pasojave administrative apo penale të lidhura me fshehjen e pasurisë.