‘New York Times’ rendit Shqipërinë dhe Kosovën ndër vendet ku mund të shkojnë amerikanët për pushime gjatë pandemisë

Prestigjozja amerikane New York Times rendit Shqipërinë dhe Kosovën ndër vendet ku këshillon qytetarët amerikanë për të kaluar pushimet gjatë periudhës së pandemisë.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili ndau edhe shkrimin e New York Times.

“Kufijtë janë hapur që në qershor dhe ka një numër të ulët të të prekurve”, shkruhet në artikull.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT