Nga Shqipëria, pedagog në Kinë/ Nuk përballoi vdekjen e të birit, babai humb jetën 10 ditë më vonë

Familja Stringa në Elbasan në harkun kohor të 10 ditëve ka përjetuar dy tragjedi. Në 23 qershor humbi jetën Ruzhdi Stringa, pedagog për shumë vite në Universitetin e Elbasanit dhe më tej për dy dekada i vendosur në Pekin, aty ku ishte funksionale departamenti i gjuhës shqipe në Universitet, e ku Stringa jepte mësim.

Ndarja nga jeta në moshë krejt të re e profesor Ruzhdi (Rudi) Stringa tronditi miq e kolegë të tij. Në kushtet e Covid 19, atij nuk iu bënë nderimet, ashtu si duhet, por  shumë mesazhe ngushëllimi iu drejtuan bashkëshortes, fëmijëve, familjes e të afërmve. Por, dhimbja nuk është kaluar lehtësisht nga babai i tij. Humbja e djalit e rëndoi më shumë se pesha e viteve.

Sami Stringa, qytetari dhe intelektuali elbasanas, njeriu brilant i Kalasë së Elbasanit, Profesori nga fisi i denjë i arsimit dhe djepit të tij në Elbasan, babai i Rudit, Etlevës si edhe bashkëshorti i një zonje mjaft të respektuar, Sevim Stringës do të prehet i qetë pranë të birit të tij. Ai është ndarë nga jeta në 5 korrik, duke shpejtuar ikjen pranë të birit.

Sami Stringa, mësuesi i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe, ai që hapi dhe ushqeu qindra konkurse tashmë nuk do të jetë më, por do të jetë vepra dhe përkushtimi i tij i madh dhe krenar. Do të jenë në memorie të miqve urimet dhe kujtimet, përkushtimet dhe krenaria për Gjuhën e bukur Shqipe, për arsimin shqiptar.

Nga Shqipëria, pedagog në Kinë/ Nuk përballoi vdekjen e

Nga Shqipëria, pedagog në Kinë/ Nuk përballoi vdekjen e

Nga Shqipëria, pedagog në Kinë/ Nuk përballoi vdekjen e

Back to top button
LAJMET E FUNDIT