Një festë në plazhin e Durrësit i bën gjëmën gjithë fisit: U infektua 44-vjeçarja që ndërroi jetë sot, motra e intubuar dhe disa të afërm të prekur

Zbardhen detaje të reja nga rasti i 44-vjeçares me Covid-19 e cila ndërroi jetë ditën e sotme në spitali Infektiv.

Dyshohet se ajo bashkë me nënën dhe motrën e saj janë infektuar në një festë familjare që kanë zhvilluar në Durrës fundjavën e shkuar.

Për pasojë të infektuar janë edhe kunati i 44-vjeçares që ndërroi jetë ditën e sotme dhe disa të afërm të tjerë të saj.

Pjesa tjetër e të infektuarve nuk kanë shfaqur simptoma të rënda, ndërsa motra e saj vijon të jetë e shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi ku është e intubuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT