Nuk i bëhet tamponi, flet nga shtrati Vera Ibrahimi: Kam që të hënën që pres e sëmurë dhe e izoluar, mund të isha edhe në Sharrë

Sot pasdite mjeku i Urgjencës në QSUT, Petrit Vargu u shpreh i revoltuar teksa thoshte se bashkëshortja e kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi, Vera Ibrahimi, ka ditë me temperaturë dhe pret që t’i bëhet tamponi, por më kot.
Ai u ka bërë thirrje autoriteteve përkatëse që të marrin masa, teksa newsbomb vendosi të hedhë një sy në faqen e facebook të Vera Ibrahimit.
Mësueja e nderuar që ka edukuar shumë breza nxënësish, ka reaguar sot në mesditë duke thënë publikisht se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, dhe se ka që të hënën që pret e sëmurë në krevat, por askush nuk është kujtuar për të.
“Mund të isha edhe në Sharrë”, shkruan ajo.