“Nuk i le asnjë lëvizje”, Andi Bushati: Si i ka bërë Edi Rama shah mat opozitës

Gazetari Andi Bushati i ftuar sot në “Open” për të folur rreth çështjes së listave të hapura dhe të mbyllura tha se kryeministri Edi Rama i ka bërë shah mat opozitës.
Ai tha se duke vjedhur zgjedhjet dhe futur banditë në parlament nuk i ka lënë asnjë mundësi lëvizjeje opozits.
“Të fusësh banditë në parlament, të vjedhësh zgjedhjet, opozitës nuk i le asnjë mundësi tjetër. Rama i ka bërë shah mat. Por kur ke koalicionet mund të gjesh një zgjidhje për të fituar në zgjedhje,” tha Bushati.
Po ashtu, gazetari Enton Abilekaj foli me tone të ashpra ndaj qeverisë duke thënë se Rama me listat e hapura kërkon të prishë marrëveshjen e 5 qershorit.
“E gjitha kjo bëhet për të prishur koaliconet. Historkisht Partia Socialiste ka qenë parti e parë dhe është rrëzuar me koalicone. Tani ai kërkon të ndalojë koalicionet. Pra ai që në 2017 i vodhi votat, bëri presion administratës kërkon që tani vjedhjen ta bëjë me ligj”- tha Abilekaj.