“O Hashim o hero…”, si u prit Presidenti Thaçi nga mbështetësit në Hagë (FOTO)

Ka përfunduar marrja në pyetje e presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë.
Jashtë Gjykatës Speciale janë mbledhur përkrahës të shumtë të Thaçit, të cilët e pritën atë me brohorima.
Ata dëgjoheshin teksa bërtisnin “O Hashim o hero, krejt Kosova ty të do”, shkruajnë mediat kosovare.
Intervista e tij ka përfunduar pak më herët dhe bëhet e ditur se nuk do të ketë më intervistim të tij para Prokurorit të Specializuar.
Pas intervistimit, që zgjati gjashtë orë, Thaçi nuk u prononcua për mediat.