“Pakti i 5 qershorit” / Rama i përgjigjet Bashës: Mos na provokoni!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat e një dite më parë të kryedemokratit Lulzim Basha.

Teksa sjell në vëmendje marrëveshjen e 5 qershorit, kreu i qeverisë i konsideron deklaratat e Bashës kërcënime, ndërsa e këshillon që të mos provokojë.

Një ditë më parë, kryetari i PD-së u shpreh se Rama prishi marrëveshjen për reformën zgjedhore që u arrit në datë 5 qershor. 

Postimi i Ramës

Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit: Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne!

Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo, pasi morët gjithçka deshët!

Peng Kuvendin e zgjedhësit, të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT