Pamje të montuara nga Infektivi? Najada Çomo publikon VIDEON: Po vuajnë! Mos përbaltni ata që po luftojnë me vdekjen

Opozita akuzoi ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për montimin e pamjeve filmike të një video-je nga Spitali Infektiv, por përgjigja i vjen nga doktoresha Najada Çomo.

Vetëm pak minuta më parë shefja e Infekivit në QSUT, ka postuar një video në rrjetet sociale, të realizuar në dhomën e trajtimit intensiv, apo aty ku ndodhen pacientët e intubuar për shkak të gjendjes së rëndë nga koronavirusi.

Çomo kërkon që mos të hidhet baltë mbi këta pacientë që po vuajnë dhe po luftojnë me vdekjen.

Shkrimi i plotë i Çomos:

9 Korrik, e Dielë, në muajin e 5, që jemi duke trajtuar dhe luftuar, pafund, për të shpëtuar jetë njerëzish, që vuajnë nga Covid-19.

Infektologë, reanimatorë, infermiere, sanitare, Imazherist, janë sot në shërbim të mbi 100 pacientëve të shtruar!

Janë shumë, dhe nuk mund t’i përbaltni, po vuajnë, po luftojnë me vdekjen! Lutuni për shëndetin e tyre. Ata janë në spital. Ne Jemi Për Ju.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT