Pamjet nga bota dhe zëri nga Shqipëria, Berisha bie viktimë e Tik-Tok, shndërron boronicat dhe luleshtrydhet në kanabis

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë pak më parë një video të një faqeje në Instgram, ku duket një parcelë e madhe me kanabis dhe disa burra që habiten nga pamja duke thënë “oj none oj none si qenka vendi këtu”.

sali.JPG

Berisha e ka marrë të mirëqenë këtë video, pa e vërtetuar dhe e ka publikuar në faqen e tij zyrtare, duke fajsuar kryeministrin apo qeverinë për rritje të hapësirave me kanabis.

Mirëpo nga videot e publikuara më pas rezulton se ish-kryeministri ka rënë pre e videove të montuara në Tik Tok, aplikacionin e videove më të ri dhe një nga më të përdorurit në të gjithë botën.

Video me kanabis është diku në botë, ndërsa zëri i dy burrave është marrë nga një video e një parcele të mbjellë me boronica dhe luleshtrydhe tek Mrizi i Zanave në Lezhë. Kjo është video origjinale:

@mrizi_i_zanave

Kaça me Jakën kur gjejnë thesarin ??

♬ suono originale – mrizi_i_zanave

Ndërkohë, shikoni edhe këto video nga bota, që përsëri i është montuar zëri i dy burrave tek shihnin frutat e mbjellura.

@iamtroy87

##qesh ##shqipet ##tiktokalbania ##lezhe ##shengjin ##sueno ##summer ##justforfun ##humor ?

♬ suono originale – mrizi_i_zanave

Back to top button
LAJMET E FUNDIT