Pas Athinës, radha e Barit / Cakaj shkarkon konsullin, ja kush emërohet në vend të tij

Shkarkohet konsulli shqiptar në Bari, Ardian Haskaj. Vendimi u mor nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Mësohet se në vend të Haskajt është emëruar Genta Mburimi.  Ndërkohë mësohet se Haskaj u shkarkua pas ankesave të shumta të emigrantëve në Itali.

Shkarkimet në konsullatën në Bari vijnë pak kohë pas shkarkimeve në Ambasadën e Athinës, ku u zbuluan abuzime me pasaportat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT