PD-LSI bojkotojnë/ Rama takohet me Hajdarin dhe Murrizin, SHBA-BE në Këshillin Politik

Këshilli Politik është mbledhur sërish këtë pasdite, për të diskutuar mbi ndryshimet politike për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme merr pjesë kryeministri Edi Rama dhe negociatori socialist, Damian Gjiknuri, si dhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare, si Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.
Ndërkohë, në këtë mbledhje nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, e cila do të prezantohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Politik me Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, dhe negociatorët Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.
Ndërkohë në mbledhje është edhe një përfaqësues i Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe një përfaqësues i Bashkimit Evropian.
Opozita e bashkuar i është përgjigjur Gjiknurit me kërkesën për shtyrjen e mbledhjes për nesër ose të premten. Pra, opozita e bashkuar ka thënë se do të jetë pjesë e Këshillit Politik, por ose nesër pasdite, ose ditën e premte.