“Për ata që kanë dyshime”/ Qytetari nxjerr foton e nënës në terapi intensive dhe jep mesazhin prekës

Një qytetar ka postuar një fotografinë e nënës së tij e cila është infektuar me koronavirus dhe po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së në Kosovës. Ai ka shkruar se nëna e tij po përballet me koronavirusin prej tre javësh.

Ai ka kritikuar qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat, duke kërkuar mbajtjen e maskës

“Për ata qe hala kane dyshime…kjo foto nuk osht’ n’Itali! Kjo osht nana jeme n’Intenzive! Tash e tri jave ne sherbim intensiv! Me dale neper qytet pa maske, duhet me t’ardhe turp! Perndryshe, i njoh edhe nja 20-30 njerez qe nuk jon n’kete gjendje, po jon shume keq tu u perballe me Covid!”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT