Përdorimi i gjuhës greke në jug/Çuçi: Mos e merrni shërbimin nëse nuk ju ofrohet në shqip

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit Ornela Çuçi, ka folur për përdorimin e gjuhës greke në jug, gjatë ofrimit të shërbimeve.
Çuçi u shpreh se kjo nuk është një politikë qeveritare, por politikë e shitësit ose atij që ofron shërbimin.
Ajo bën thirrje që nëse shërbimi nuk ofrohet në shqip, të mos merret në greqisht.
”Unë nuk e kam hasur ndonjëherë, por do ta jap një eksperiencë timen personale. Në Strasburg, nëse ti futesh në një dyan edhe pse është një nga qendra e Europës, ka qendra tregtare ku nuk shërbehesh po nuk dite frëngjisht. Nuk është politikë qeveritare, por politikë e dyqanxhit, e shitësit të dyqanit dhe e tregtisë. Është politikë e personit që e ofron këtë shërbim, ose nuk di shqip. Nëse ky shërbim nuk të ofrohet në shqip, mos e merr shërbimin në greqisht.”, tha Çuçi për Ora News.