Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Murrizi: Isha dëshimtar i kopilllëqeve të këtyre, kokërr vote s’do marrin
Pas 5 orësh ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik në Pallatin e Kongreseve.
I pari nga mbledhja ka dalë Myslim Murrizi, i cili në një konferencë për shtyp foli me tone të ashpra.
Përfaqëuesi i opozitës parlamentare në këtë Këshill tha se nuk do marrin asnjë votë për të mbajtur të fshehur nga populli deputetin që duan të zgjedhin.
“Erdha të jem dëshmitar i kopilllqëve të këtyre dhe e pashë sot që këta e kanë mendjen te Marrëveshja e 5 Qershorit. Vazhdoni këtu tek bodrumi i Pallatit të Kongreseve se nuk do merrni kokërr vote për t’i fshehur nga shqiptarët emrat e deputetëve”.