Philips: Evropa të vendosë një limit për marrëveshjen Kosovë – Serbi, një vit mjafton

Pas shumë muajsh bllokadë, më 16 korrik ka rinisur dialogu i Brukselit me takimin e parë të nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic.

Drejtori i Institutit për të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të New Yorkut, David Philips, thotë që ky proces i nisur në Bruksel nuk mund të zgjatë pafundësisht dhe se Bashkimi Evropian duhet të vendosë një limit kohor.

Sipas tij, një afat kohor prej një viti për arritjen e një marrëveshje është i mjaftueshëm, raporton Express.

“Bashkimi Evropian si ndërmjetësues, duhet të vendos një afat kohor për përfundimin e dialogut, sepse procesi nuk mund të shkojë në pafundësi. Mendoj se 12 muaj është një afat i arsyeshëm”, ka thënë Philips për Zërin e Amerikës.

Ai ka thënë se fundi i negociatave duhet të përfundojë me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë pa i prekur kufijtë e asnjërit prej shteteve.

Philips tutje ka thënë se SHBA-ja duhet të futet në proces dhe të shfrytëzojë ndikimin e saj për të inkurajuar palët drejt bisedave për arritjen e një kompromisi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT